Theret një person në Krushë të Rahovecit, i dyshuari arrestohet

by Nexhat

Një person është lënduar me mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje fizike në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Rastin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, ndërsa bëri të ditur se është sekuestruar edhe mjeti i dyshuar që është përdorur gjatë incidentit.

banner

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, deklaroi zëdhënësja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy