Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

by Nexhat

Një shofer është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative pasi lejoi një pasagjer ta nxirrte trupin jashtë automjetit përmes dritares së kulmit në Suharekë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ishte raportuar nga një qytetar më 15 gusht, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

banner

Në pamjet e dërguara shihej pasagjeri i dalë mbi automjet gjatë lëvizjes në rrugën “Brigada 123”.

Pas pranimit të informatës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka identifikuar kundërvajtësin dhe më 18 gusht i ka shqiptuar gjobën.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe t’i shmangin shpejtësinë e lartë e sjelljet e rrezikshme, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy