Haradinaj: Kërcënimet ndaj policëve në veri, përpjekje për të sabotuar qetësimin e situatës

by informim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me linçimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës.

Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se këto janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar de-përshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.

“Presionet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri, që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin dhe qetësimin e situatës. Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuat se qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy