Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Izraelit që të lejojë hyrjen e sa më shumë ndihmave për Gazën.
Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Lindjen e Mesme, Stephen Doughty, ka kërkuar nga qeveria izraelite që të sigurojë hyrjen e ndihmave humanitare për të arritur në Rripin e Gazës.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një vizite në objektet e ndihmës në el-Arish të Egjiptit, raporton Al Jazeera.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme Britanike, Doughty i bëri thirrje Izraelit të heqë pengesat për ndihmë të mëtejshme dhe të sigurojë shpërndarjen e saj të shpejtë dhe të sigurt për të parandaluar vuajtje të mëtejshme në Gaza.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar po punonte ngushtë me Egjiptin për të ndërmarrë hapa praktikë për të mbështetur rrjedhën e ndihmës, duke vënë në dukje se kjo ishte arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të arritur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Gaza.

