Stuhia e shiut dhe breshërit godet Vjenën

by Nexhat

Pas një vale të gjatë të nxehtit ekstrem , Austria po përballet me stuhi të fuqishme, rrebeshe shiu dhe ulje të temperaturave.

Një stuhi e fortë shiu të enjten ka përfshi Vjenën. Ekspertët e meteorologjisë lëshuan nivelin më të lartë të paralajmërimit për motin e ligë, për breshër të madh dhe erëra të forta në të gjithë qytetin, raporton albinfo.at

banner

Sipas një harte paralajmëruese të UWZ (Shërbimi i Motit të Vjenës), moti i ligë preku pothuajse të gjithë kryeqytetin austriak. Mediat austriake raportojnë se “Bezirk-u”23-të u godit më së shumti. Stuhi të forta breshëri janë publikuar tashme në rrjete sociale.

Meteorologët kanë paralajmëruar se moti i ngjajshëm do të vazhdojë edhe në orët e ardhshme.

Ekspertët e motit paralajmërojnë për pasoja të rëndësishme nga situata aktuale. Përrenjtë dhe lumenjtë më të vegjël mund të fryhen ndjeshëm brenda një kohe të shkurtër dhe të dalin nga shtrati në disa vende. Shiu i rrëmbyeshëm mund të shkaktojë gjithashtu përmbytje të bodrumeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy