Ekspertët e penalltive: Kush janë specialistët që i shënuan nga mbi 100 gola nga pika e bardhë ?

by informim

Penalltitë zgjojnë gjithmonë emocione në futboll.

Presioni bie mbi lojtarët që i gjuajnë ato, ndërsa tifozët e dy ekipeve nga tribunat presin nën ethe nëse topi do të përfundojë në rrjetë apo jo.

Futbollistët që gjuajnë nga 11 metërshi duhet të jenë të përgatitur mentalisht dhe teknikisht për ta shndërruar në gol një penallti dhe për t’i gëzuar miliona njerëz.

Cristiano Ronaldo e ka demonstruar më së miri ndër dekada se sa mirë di ta menaxhojë presionin derisa shkon për të goditur nga pika e bardhë, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ka bërë që “CR7” të gjuajë në shenjë në pjesën dërrmuese të penalltive.

Cristiano Ronaldo – 151 gola nga penalltitë

Veterani i sulmit i ka shënuar gjithsej 151 gola nga pika e bardhë që nga viti 2002, pra në një periudhë 21 vjeçare.

38 vjeçari i ka realizuar 102 gola nga penalltitë në ligat nacionale, 10 gola në kupat nacionale, 21 gola në kompeticionet evropiane me klube dhe 18 gola nga 11 metërshi me Kombëtaren e Portugalisë.

Ky fakt e ka ndihmuar Ronaldon të bëhet lojtari i parë në histori që e arrin shifrën e 800 golave, të njohura zyrtarisht nga FIFA.

Gjithashtu, ai është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtareve, me 123 gola në 200 ndeshje.

Krejt këto arritje, Ronaldo i ka bërë me klubet, Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus e Al Nassr, si dhe me Kombëtaren e Portugalisë.

Romario – 114 gola nga penalltitë

Romario konsiderohet si njëri prej golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve.

Sulmuesi legjendar brazilian i ka realizuar më shumë se 700 gola në karrierë dhe është bërë vetëm njëri nga tre lojtarët që e arrin këtë shifër në futbollin modern, krahas Ronaldos e Messit.

(FOTO 6) Ish-futbollisti i Barcelonës i kishte realizuar 114 gola nga penalltitë.

Prej tyre, braziliani kishte shënuar 87 herë nga pika e bardhë në ligat nacionale, 15 herë në kupat nacionale, 6 herë në ndeshjet ndërkombëtare me klubet dhe 18 herë me Kombëtaren e Brazilit.

Pa dyshim, kampioni i botës me Brazilin në vitin 1994 konsiderohet si njëri prej qendërsulmuesve më të mirë në histori të futbollit.

Ronald Koeman – 113 gola nga penalltitë

Ronaldo Koeman ishte bërë lojtari i parë në histori të futbollit që e arrin shifrën e 100 golave nga penalltia.

Legjendari holandez i kishte realizuar plot 239 gola në karrierë ndonëse roli i tij ishte defanziv, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Barcelonës ishte specialist i penalltive, por edhe i gjuajtjeve të lira, ndërsa kishte shënuar edhe gola spektakolarë.

Ai konsiderohet si njëri prej lojtarëve defanzivë më të mirë në histori të futbollit.

Koeman i kishte shënuar 113 gola nga penalltitë, pra vetëm një më pak se Romario.

Ai i kishte realizuar 87 gola nga pika e bardhë në ligat nacionale, 15 gola në kupat nacionale, 8 gola në ndeshjet ndërkombëtare me klubet dhe 8 gola me Kombëtaren e Holandës.

Thjesht, fantastik.

Lionel Messi – 108 gola nga penalltitë

Lionel Messin jemi mësuar duke e parë si të parin thuajse në çdo aspekt të këtij sporti.

Por, këtë radhë ylli argjentinas e gjen veten në vendin e katërt.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i ka shënuar 108 gola nga penalltitë në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Edhe pse i ka humbur 30 penallti, ylli argjentinas e ka një mesatare të kënaqshme prej 78% të saktësisë nga 11 metërshi.

Messi e ka demonstruar aftësinë e tij për ta ruajtur qetësinë në momente vendimtare, mbi të gjitha kur i gjuante penalltitë me Argjentinën në Kupën e Botës 2022.

Ai i shënoi katër gola nga penalltitë në Katar, përfshirë këtu edhe dy herë në finalen e madhe me Francën.

Kampioni i botës i ka shënuar 60 gola nga penalltitë në ligat nacionale, 6 gola në kupat nacionale, 18 gola në garat ndërkombëtare dhe 24 gola me Kombëtaren e Argjentinës.

Roberto Baggio – 100 gola nga penalltitë

Roberto Baggio konsiderohet si lojtari më i madh që e ka pasur ndonjëherë Italia, shkruan “Gazeta Express”.

Bishtaleci e dominoi botën e futbollit në vitet e 90-ta.

Ish-futbollisti i Juventusit, Milanit e Interit i kishte shënuar 291 gola në karrierë, prej tyre 100 nga penalltitë.

Baggio ishte ekspert i 11 metërshave, por edhe i gjuajtjeve të lira, krahas lojës kreative që e shfaqte.

Ish-sulmuesi italian i kishte shënuar 68 gola në ligën italiane, 17 gola në kupën italiane, 8 gola në garat ndërkombëtare dhe 7 gola me Kombëtaren italiane.

Edhe pse e humbi penalltinë e famshme vendimtare në finalen e Kupës së Botës në vitin 1994, ky fakt nuk e zbeh asnjëherë madhështinë e legjendës italiane.

Hugo Sanchez – 96 gola nga penalltitë

Hugo Sanchez ndoshta është më pak i njohur për gjeneratat e reja, por sulmuesi meksikan ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin evropian.

Ish-sulmuesi i Real Madridit i kishte shënuar afro 400 gola në rreth 700 ndeshje të zhvilluara në karrierë.

Prej tyre, futbollisti i dikurshëm jug-amerikan i kishte realizuar 96 gola nga penalltitë.

68 prej tyre në ligat nacionale, kryesisht në La Liga, 9 në kupat nacionale, 12 në ndeshjet ndërkombëtare me klube dhe 7 me Kombëtaren e Meksikës.

Pra, në total vetëm 5 lojtarë në histori e kanë arritur numrin 100 të golave të shënuar nga penalltitë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy