Dikush shkon për freski e dikush pret për barna në Klinikën Onkologjike. Kështu ka thënë deputetja e zgjedhur e LDK-së Janina Ymeri në një intervistë live në KosovaLive.
Sipas saj kur një kryeministër e nis ditën duke u freskuar në një pishinë e derisa njerëz të shumë presin në onkologji, tregon shumë për komprometimin e tij deri në asht për krejt këtë gjendje në Kosovë.
“Mendoj që ëndrra e tij është plotësu. Ai ka deshtë me dal në pushtet që të jetë klasë e dalluar prej neve poshtë që jemi si qytetarë, por kjo do të jetë ankthi i tij, sepse do t’i vijë fundi edhe atë shumë shpejt”, ka thënë Ymeri

