U dënua me 6 muaj burg për kërcënim të Kurtit, Gjykata thotë se K.XH. duhet “t’i kompensojë viktimat  me 100 euro”

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me aktgjykimin ndaj Kadri Xhemailit, i cili është dënuar me gjashtë muaj burgim për veprën penale të kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Gjykatës, Departamenti Special e ka pranuar si të ligjshme dhe të drejtë marrëveshjen ndërmjet Prokurorisë dhe të akuzuarit për pranimin e fajësisë.

banner

Gjykata e ka shpallur fajtor Xhemailin dhe e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, dënim i cili duhet të ekzekutohet brenda 30 ditësh nga dita kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm.

Sipas aktgjykimit, Xhemaili e kishte kanosur publikisht dhe seriozisht Albin Kurtin, në atë kohë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook.

“I akuzuari K.Xh. me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, në lidhje me punën apo me pozitën e tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, seriozisht dhe publikisht e kishte kanosur tani të dëmtuarin A.K., se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që, përmes rrjetit social facebook, nga profili i tij me emrin K.Xh., e ka kanosur të dëmtuarin, duke publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij, me fjalët ‘Ah A. e meriton me ja shpue kryt por nejse i vjen reniedhe atij’, çka me këtë veprim, tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në njoftimine  gjykatës.

Përveç dënimit me burgim, Xhemaili është obliguar të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për kompensimin e viktimave të krimit. Këto pagesa duhet të bëhen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 200€ si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 100€, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.Nëse konstatohet se ka pasur shpenzime tjera, Gjykata do të vendos me aktvendim të veçantë”.

Ndërkohë, Gjykata ka bërë të ditur se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit. “Kundër këtij Aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, nga dita e pranimit të Aktgjykimit”, njofton gjykata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy