Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 gusht është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Kosova drejt Shqipërisë përmes pikës kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit të Policisë, personi ishte arrestuar pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare përmes INTERPOL-it, me letër rreshtim ndërkombëtar, nën dyshimin për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.
Ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Policia bëri të ditur se procedura është kryer në përputhje me ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

