Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë

by Nexhat

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara tha se gërmimet në lokacionet e dyshuara për varrezat masive kanë përfunduar.

Gara për Klan Kosova tha se pas katër javësh punë procesi i zhvarrosjes së pjesëve kockore ka përfunduar.

banner

“Saktë janë diku rreth 4 javë pune në kuptimin e angazhimit, pra nga fundi i muajit deri më sot dhe realisht i bie që mund të konfirmohet që hapësira tanimë është shënuar, pra në kuadër të lokacioneve të konfirmuara të varreve masive. Mund të konfirmohet si proces i përfunduar në kuptimin e vlerësimit të lokacioneve dhe procesit të zhvarrosjes të gjitha mbetjeve mortore të cilat pastaj në vazhdimësi janë dërguar në IML për ekzaminimin e mëtutjeshëm ligjor përfshirë edhe analizat e ADN-së”, tha Gara.

I pyetur rreth kohës se kur do të njoftohen familjarët e viktimave, ai tha se procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së është proces që merr më shumë kohë, por shtoi se sapo të pranohet rezultati i analizave do të njoftohen edhe familjarët.

“Çdo gjë që do jetë në kompetencë të institucioneve të Kosovës sigurisht do të vlerësohet me shumë prioritet dhe profesionalizëm. Procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së mund të marrë pak më shumë kohë. Në momentin që do të pranojmë raportin e ADN-së do të ndjekim hapat e nevojshme dhe pashmangshëm një nga hapat e menjëhershëm do jetë njoftimi i familjeve. Kjo pjesë do të marrë pak më shumë kohë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy