Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”

by Nexhat

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim për moskrimjimin e institucioneve të reja dukë thënë se vonesat i rrezikojnë Kosovës përfitimin e mundësive të ofruara nga unioni përfshirë ato në kuadër të Planit të Rritjes.

Zëdhënësi i Zyrës së BE-së, Nikola Gaon, tha se respektimi i Kushtetutës, jurisprudencës së detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë kërkon që procesi konstituiv të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme.

banner

“Nga perspektiva e BE-së, ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar nga kriza institucionale në përshkallëzim në Kosovë, veçanërisht nga fakti që Kuvendi mbetet i pakostituuar pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht. Vonesat në formimin e institucioneve rrezikojnë të pengojnë reformat e rëndësishme dhe mund të ndikojnë në aftësinë e Kosovës për të përfituar plotësisht nga mundësitë e ofruara nga BE-ja, përfshirë ato në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ne përsërisim se vetëm një dialog efikas dhe konstruktiv ndërpartiak dhe një ndjenjë e përbashkët qëllimi do t’i lejojnë Kosovës të ndjekë objektiva të përbashkëta dhe të zbatojë reformat që kërkojnë qytetarët e saj. Respektimi i Kushtetutës, jurisprudencës së detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë kërkon që procesi konstituiv të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme, me të gjithë aktorët që përmbushin përgjegjësitë e tyre përkatëse”, tha Gaon për RTV21.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy