Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar për zjarre në fshatrat Kutlloc dhe Bajgorë, ku ndërhyrja për shuarjen e tyre ka qenë e menjëhershme.
Peci ka shtuar edhe se, ekipet përgjegjësi, zjarrfikësit dhe ekipet e vullnetarëve janë në terren, ku po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll, dhe, për ta parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Aktualisht po përballemi me zjarre në fshatrat Kutlloc dhe Bajgor. Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit ka qenë e menjëhershme. Bashkë me ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe ekipin e vullnetarëve, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat tjera.
Apelojmë te të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, duke shmangur njëkohësisht çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
Në rast se vëreni ndonjë vatër zjarri apo situatë që mund të rrezikojë përhapjen e tij, ju lutemi të njoftoni menjëherë ekipet përgjegjëse në numrin: ☎️ +383 28 530 129.

