Aleanca derdh thëngjill para Qeverisë, me mesazhin: “Kurti dhe LVV, nga terri energjetik, në terrin politik”

by Nexhat

Aleanca ka zhvilluar një aktivitet para ndërtesës së Qeverisë, ku deputetë dhe anëtarë të Rinisë së partisë kanë hedhur disa thasë me thëngjill.

Ata kanë lënë në hyrje edhe një pankartë, me mesazhin: “Kurti dhe LVV, nga terri energjetik, në terrin politik”

banner

Mesazhi ka të bëjë me pakënaqësinë e Aleancës ndaj bllokadës institucionale, por edhe për rrymën që siç kanë thënë anëtarët e kësaj partie, po blihet me miliona nga shteti serb, ndonëse Kosova ka pasuri të madhe të thëngjillit.

Deputeti Burim Ramadani ka thënë se Kosova duhet të prodhojë vetë energji elektrike.

Ramadani ka thënë se nëse arrihet marrëveshje me LVV-në, do t’i japin rëndësi ndërtimit të një termocentrali.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy