Evropa po përballet me një valë moti ekstrem, me zjarre masive, përmbytje si dhe stuhi të fuqishme. Mijëra persona janë evakuuar, ndërsa ekipet e emergjencave po luftojnë me zjarret, përmbytjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.
Situata është rënduar në kufirin mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, ku një zjarr i madh ka shpërthyer pranë zonës së Trebinjës. Policia boshnjake mbylli autostradën kryesore që lidh Trebinjën me Dubrovnikun, duke detyruar mijëra turistë të ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit.
Disa fshatra pranë Ivanicës janë evakuuar pasi flakët iu afruan banesave. Sipas raportimeve të zjarrfikësve, disa kafshë u kapën nga zjarri. Në ndihmë të ekipeve boshnjake kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Dubrovniku, shkruan Euronews.

