“Ora e Pritjes” po vazhdon numërimin e ditëve deri te vendimi për ish-krerët e UÇK-së

by Nexhat

Numërimi së prapthi për “Orën e Pritjes” së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Kanë mbetur më pak se 24 ditë deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim që nëntori i vitit 2020.

banner

Platforma “Liria ka Emër” dje e ka vendosur një ekran gjigant në sheshin “Nënë Tereza”, ku qytetarët e Kosovës e kanë mundësinë ta shohin se edhe sa kohë ka mbetur deri në shpallje të vendimit, raporton KosovaPress.

Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, kryekuvendarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi do ta marrë më 16 shtator me fillim nga ora 10:00.

Në kuadër të kësaj nisme, platforma “Liria ka Emër” synon që deri në ditën e vendimit të zhvillojë aktivitete në qytete të ndryshme të Kosovës, me fokus te kujtesa për luftën dhe sakrificën për liri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy