Një punëtor 49 vjeçar vdes pasi bie nga ndërtesa në Veternik të Prishtinës, nisin hetimet

by Nexhat

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar vdekjen e një punëtori në vendin e tij të punës. Viktima ka rënë nga një objekt në lagjen Veternik të Prishtinës derisa ka qenë duke punuar.

49 vjeçari s’ka arritur të përballojë plagët, duke vdekur në vendin e ngjarjes.

banner

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë,  derisa ishte duke punuar.

Viktima mashkull, 49 vjeç,  nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes  ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, ka thënë Ahmeti për Express.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy