Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut përfundojnë në Polici, tensione rreth prishjes së disa objekteve

by Nexhat

Media lokale “Kontakt Plus” raporton se sot në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut janë shembur disa ndërtesa përballë tregut “Emona”. Inspektorati i kësaj komune ka urdhëruar pezullimin e punimeve, meqë pretendohet se leja për rrënim e lëshuar më parë kishte skaduar më 18 gusht 2025 dhe se kontraktori nuk e kishte rinovuar lejen për prishjen e ndërtesave që ndodheshin në pronën e komunës.

Komuna gjithashtu ka paralajmëuar për ndjekje penale për shkak të dyshimeve për parregullsi procedurale.

banner

Siç shkruan “Kontakt Plus”, në terren ka pasur mosmarrëveshje në mes të zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës dhe se disa zyrtarë të komunës janë në stacionin e Policisë.

Komuna pretendon se policia, në vend që t’u ofronte ndihmë zyrtarëve komunalë, pengoi veprimet e tyre dhe i çoi ata në stacionin e policisë.

Policia e Kosovës nuk i konfirmoi Kontakt Plus se i kishte ofruar ndihmë ndonjë pale. Fillimisht, policia deklaroi se ende po përcaktonte rrethanat e ngjarjes, ndërsa zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, konfirmoi se zyrtarët komunalë janë në stacionin e policisë, ku po intervistohen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy