Emitura e cila ra nga kati i gjashtë i një banese në Pejë, është në gjendje të rëndë dhe jostabile.
Drejtori i Emergjencës së Prishtinës, Naser Syla, tha se e njëjta është trajtuar në Qendrën Emergjente me politraumë të rëndë.
Ai shtoi se pacientja është transferuar në Intensivë të Klinikës së Pediatrisë për trajtim të mëtutjeshëm.

