“Dokumenti”: A tentoi Serbia ta kompromentonte Albin Kurtin?

by Nexhat

Të martën është ngritur aktakuzë për veprën penale të spiunazhit ndaj Fatmir Shehollit, nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në dosjen e aktakuzës që e ka siguruar Klan Kosova jepen dëshmi të shumta për të cilat, Prokuroria thotë se janë bazë e fortë që vërtetojnë se i pandehuri e ka konsumuar veprën për të cilën akuzohet.

banner

Në një pikë të aktakuzës është edhe dëshmia Z 4.1, ku thuhet se në telefonin celular të Shehollit është gjetur një fotografi e cila pasqyron një dokument me titullin “plani ‘Leptir’”, i cili thuhet se është nënshkruar nga shefi i sektorit III të Sigurimit Shtetëror Serb (RDB) dhe përmban një plan operativ për komprometimin e Albin Kurtit, (tani U.D. i Kryeministrit të Kosovës) derisa ishte në burgun e Nishit.

Sipas aktakuzës, nga analiza e kësaj dëshmie, rezulton se “bëhet fjalë për një dokument të përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë”.

“Sipas përmbajtjes së dokumentit, parashihej përdorimi i një burimi operativ me nofkën ‘Leptiri’ për sigurimin e materialeve komprometuese, me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj tij për bashkëpunim me RDB-në”, thuhet në dosjen e aktakuzës së përpiluar ndaj Shehollit.

Mirëpo, një dokument që qarkullon në publik tash e një kohë, e që pretendohet se i përket Sigurimit Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Qendra në Kragujevc, flet pikërisht për “planin operativ ‘Leptiri’” në raport me Kurtin derisa ky i fundit ishte i burgosur në Serbi.

Sipas përmbajtjes së këtij dokumenti, që mban datën 06.03.2001, përmbajtjen e të cilit nuk kemi arritur ta vërtetojme, pretendohet se Kurti është person i tërhequr dhe jashtëzakonisht i mbyllur.

Pretendimi tjetër është se Albin Kurti është “me orientim shprehimisht seksual”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy