Sfidohen rekordet e vitit: Gushti nuk po dorëzohet, temperaturat rreth 40°C, por nuk përjashtohen rrebeshet lokale – ja detajet

by Nexhat

Edhe java e fundit e gushtit do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta ajrore, mirëpo jo krejtësisht të qëndrueshme.

Si rrjedhojë, dita e hënë u karakterizua nga dielli dhe vranësira të pjesshme, ndërsa edhe temperaturat shënuan ngritje, pas uljes së lehtë të tyre të dielën.

banner

Dita e martë po vijon kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht pritet të sjellin reshje kalimtare shiu, kryesisht në zonat veriperëndimore, veriore dhe verilindore. Temperaturat do të jenë shumë të larta.

Të mërkurën moti do të karakterizohet nga dielli dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.

Të enjten dhe të premten parashikohet mot kryesisht me diell. Temperaturat do të ngriten sërish nga dita në ditë.

Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites pritet të depërtojë një sistem me reshje dhe shkarkesa rrufesh. Pritet të jetë dita më e nxehtë e javës dhe mund të regjistrohet rekord i ri për këtë vit. Pas reshjeve, temperaturat do të ulen.

Të dielën pritet mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht mund të paraqiten reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.

Grimcat e pluhurit saharian do të dominojnë gjatë kësaj jave, ndërsa nga dita e premte dhe gjatë fundjavës pritet të dendësohen, me ç’rast pamja e qiellit do të jetë më e turbullt, ndërsa në zonat me reshje, ato mund të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 39°C. /MeteoKosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy