Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë të Kosovës në Prokurorinë Speciale.
Sipas kallëzimit penal të PDK-së, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe deputetë të tjerë nga data 06.07.2026 vazhdojnë të mbajnë kundërligjshëm funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe mandatin e deputetit, transmeton Klankosova.tv.
Në kallëzim penal arsyetohet se pozita e anëtarit të Qeverisë së Kosovës është në papajtueshmëri me mandatin e deputetit si dhe thuhet se ekzekutivi pas shpërndarjes së Kuvendit është Qeveri në dorëheqje e kufizuar në aktivitete.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit, në Prishtinë, më 12.08.2026, në cilësinë e personave zyrtarë, duke e ditur se ishin certifikuar dhe betuar si deputetë më 06.08.2026, se funksioni i anëtarit të Qeverisë është i papajtueshëm me mandatin e deputetit dhe se Qeveria pas shpërndarjes së Kuvendit është Qeveri në dorëheqje e kufizuar në aktivitetet e domosdoshme e të planifikuara, kanë mbajtur mbledhjen nr. 32 dhe kanë nxjerrë njëzet e katër (24) vendime, ndër to vendime me pasojë të drejtpërdrejtë financiare, ndarjen e 100.000,00 € (nr. 24/32), qiradhënien e pronës publike me vlerë kontraktore 23.205,00 € (nr. 01/32) dhe inicimin e dy shpronësimeve me kompensim nga buxheti (nr. 20/32 dhe nr. 21/32), si dhe emërimin e komisioneve të pranimit për nëntëmbëdhjetë pozita të larta drejtuese (nr. 02/32-19/32 dhe nr. 22/32), duke i tejkaluar kompetencat dhe duke mos e përmbushur”.


