Nis ndërtimi i autostradës Shkup-Prishtinë

by Nexhat

Në Shkup, të mërkurën është zhvilluar ceremonia e vendosjes së gurthemelit për nisjen e punimeve të fazës së dytë për autostradën Shkup-Bllacë, për ta lidhur Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, si dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.

banner

Autostrada, me gjatësi prej 10,5 kilometrash, do të lidhet me 1,5 kilometrat tashmë të ndërtuara pranë pikës kufitare “Bllacë”.

Në të do të ndërtohen 5 tunele, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri dhe 9 mure mbajtëse.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski, tha se ndërtohet një autostradë e re, “për një lidhje më të mirë me Kosovën dhe Malin e Zi”.

“Autostrada Shkup-Bllacë është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që duhet të forcojë lidhjen e transportit dhe ekonomisë së Maqedonisë dhe rajonit me hapje shtesë drejt portit të Durrësit dhe portit të Tivarit”, tha ai.

Financimi për këtë autostradë është siguruar përmes një huaje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në vlerë prej 167,6 milionë eurosh, një granti prej 30,82 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjeteve nga buxheti i NP “Rrugët Shtetërore” për shpronësim.

Mediat në RMV raportuan se projekti pritet të përfundojë brenda katër viteve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy