Vrasja në Aktash, mbrojtësi i njërit të akuzuar thotë se prokurori një ditë do tregojë sa hetues i ndërroi: Si u vendos arma AK-47 në trupin e viktimës?

by Nexhat

Në fjalën hyrëse në gjykimin për vrasjen e ndodhur më 1 shtator 2024 në Aktash të Prishtinës, mbrojtësi i të akuzuarit Korab Gashi, avokati Kujtim Kërveshi tha se prokurori i rastit, Bashkim Zeqaj do të tregojë se sa hetues i ka ndërruar dhe se do të vërtetohet gjatë procesit se si u fut arma AK-47 në trupin e viktimës Premtim Gashi.

Paraprakisht, fjalën hyrëse e dha përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Kadri Mjekiqi, duke deklaruar se do të vërtetohet gjatë gjykimit se Salih Sekiraqa me të tjerët privuan nga jeta tani të ndjerin Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

Sipas Mjekiqit, tani i ndjeri nuk ishte i armatosur, ishte i parrezikshëm për të tjerë dhe se në këtë gjendje u privua nga jeta.

Më pas, fjalën hyërse e dha avokati Kërveshi, duke deklaruar se 10 minuta të videos përkundër se janë përshkruar në raportin policor, ato 10 minuta të ngjarjes nuk janë.

Kërveshi deklaroi se gjatë gjykimit do të dëgjojnë se si nga grupi Sekiraqa përmenden emrat e hetuesve dhe takimet me ta, duke sqaruar se ende nuk e dinë se çka ka ndodhur me ta.

Më tej, avokati shtoi se viktima nuk kishte armë me vete dhe se atë ia montuan nën trupin e tij, duke shtuar se prokurori gjatë fazës së hetimeve ka injoruar propozimet për dëgjimin e dy dëshmitarëve.

“Pse nuk e kemi video-incizimin e plotë, si u vendos arma AK-47 në trupin e viktimës”, pyeti Kërveshi.

Fjalën hyrëse e dha edhe mbrojtësi i Valdrin Ademit, avokati Driton Musliu, duke deklaruar se nuk ka asnjë provë që e vërteton se klienti tij është përfshirë në veprën penale të “Vrasjes në tentativë”.

Sipas Musliut, vetë Ademi ka qenë i plagosur rëndë dhe se për t’u dënuar dikush, duhet të ketë individualizim të veprimeve të tij.

Më tej, avokati Musliu shtoi se pamjet filmike tregojnë se Ademi nuk kishte armë në dorë, se analizat e ADN-së nuk kishin gjet gjurmë të barutit të armës te Ademi, dhe se bazuar në gjitha këto nuk vërtetohet përgjegjësia e Ademit.

Seanca pritet të vazhdojë me fjalën hyërse të palëve të tjera në procedurë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy