“Nëse këta shpallen fajtorë, Serbia do të diskutojë pavarësinë e Kosovës”, Nasim Haradinaj për vendimin e 16 shtatorit në Hagë

by Nexhat

Nasim Haradinaj, ka thënë se nëse ish-krerët e UÇK’së do të shpallën fajtorë, atëherë, Serbia do e diskutojë pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se minutat  deri në 16 shtator, do të jetë edhe për SHBA’të dhe shtetet e tjera të NATO’s.

banner

‘’Nëse këta njerëz shpallën fajtorë, atëherë është diskutabile dhe me plotë të drejtë Serbia do ta diskutojë se mbi cilat fakte është ndërtu dhe u pavarësua Kosova. Në faktin e një të drejte për liri siç thotë GJND’ja, apo në faktin e një kompanie ose organizate. Këto janë më shumë edhe për vetë Amerikën, dhe vetë 26 ose 27 shtete të NATO’s, në kë ishin aleatë ata. Këta minuta do të thojnë arsyetohet apo nuk arsyetohet bombardimi i Beogradit’’, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy