Zvicra do të prezantojë kartën e re biometrike të identitetit

by Nexhat

Qytetarët zviceranë do të mund të aplikojnë për kartën e re biometrike të identitetit duke filluar nga 2 tetori. Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar ndryshimet përkatëse në rregullore, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor.

Ashtu si pasaporta biometrike zvicerane, edhe karta e re e identitetit do të pajiset me një çip që përmban fotografinë e fytyrës dhe dy gjurmë gishtash. Sipas autoriteteve zvicerane, kjo masë synon të rrisë sigurinë dhe të ofrojë mbrojtje më të madhe kundër keqpërdorimit të dokumentit, përcjell albinfo.ch.

banner

Kartat e reja biometrike do të lëshohen vetëm nga zyrat kantonale përgjegjëse për dokumentet e identitetit dhe pasaportat, si dhe nga përfaqësitë diplomatike zvicerane jashtë vendit, shkruan albinfo.ch. Tarifat për kartën e re do të mbeten të njëjta me ato të kartës aktuale të identitetit, e cila nuk përmban çip.

Karta biometrike do t’u mundësojë qytetarëve zviceranë të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Për arsye sigurie, BE-ja ka kërkuar që prej vitit 2021 kartat e identitetit të jenë biometrike.

Kartat aktuale të identitetit do të vazhdojnë të jenë të vlefshme për udhëtime brenda BE-së deri në datën e skadimit të tyre.

Në të ardhmen, qytetarët zviceranë do të kenë mundësi të zgjedhin mes kartës jo-biometrike, nëse ajo përdoret vetëm brenda Zvicrës, dhe kartës biometrike, nëse dokumenti do të përdoret edhe për udhëtime në vendet e BE-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy