Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Përkohësisht do të shtrihen grimcat e pluhurit saharian.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 11-30 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C. /MeteoKosova

