Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Donjeta Sadikun e cilia fitoi medaljen e artë pasi mundi serben Kristina Kuluhova.
Kurti tha se ky sukses është i madh për Donjetën, por njashtu edhe për Kosovën.
“Sapo morën një lajm të jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’. Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Ajo ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhovan, e cila garoi për Serbinë”.
“Ky është një sukses i madh për Donjetën, për ekipin tonë që ndodhet në Taranto, për boksin dhe për gjithë sportin e Kosovës”.
Pos Sadikut, ai uroi edhe trajneren e saj, Mariola Sallaukën.
“Donjetes dhe trajneres Mariola Sallauka urime për këtë fitore të madhe!”.

