Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestën me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku protestuesit po kërkojnë reagim më të fuqishëm institucional dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Organizatorët kërkojnë që vrasjet e grave dhe dhuna me bazë gjinore të trajtohen si çështje urgjente dhe të merren masa për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e rasteve të reja.

