“Po dojmë me u faru si popull” – Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit

by Nexhat

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka folur për  rastet e dhunës dhe vrasjeve në vend, duke e lidhur situatën me mungesën e institucioneve funksionale.

Berisha përmendi rastet e fundit të vrasjeve dhe dhunës, duke thënë se statistikat e dy muajve të fundit janë “të tmerrshme”.

banner

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në mbështetje të prindërve dhe qytetarëve të shqetësuar për sigurinë.

 “Sot jemi çu të tmerruar me këtë se çka po ndodh në mungesë të institucioneve, po flas në aspektin e sigurisë. Një 17-vjeçar e mbyt një 14-vjeçar me thikë. Një burrë e vret gruan e vet me fëmijë në bark. Një plak 80-vjeçar e vret gruan e vet. Edhe këto janë statistikat e fundit. Nëse i kqyr brenda dy muajve, këto janë tmerruese. Sot, prej këtu, bashkë me kolegët deputetë, i ftoj të gjithë me shku në një protestë në ora 12:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, me i mbështetë ata qytetarë, ata prindër që kanë shqetësim për këtë situatë që po ndodh”.

“E pse po ndodh kjo? Po ndodh në mungesë të institucioneve. Të njerëzve të papërgjegjshëm që e kanë zënë peng edhe Qeverinë, edhe Kuvendin, edhe të gjitha institucionet. Ne po duam, vëllezër e motra të dashur, po duam me u faru në komunikacion. Për çdo ditë ka lajme të tmerrshme. Femicidi, pastaj vrasjet kriminale. Kërkush nuk merret me këtë punë, nuk flet për këtë punë ose nuk i lë hapësirë kësaj teme që ne po dojme me u faru si popull”, tha Berisha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy