Shkëlqen xhudoja kosovare në Taranto, Kurti: Pas këtij suksesi qëndron shumë punë, sakrificë e përkushtim i sportistëve tanë

by Nexhat

Kosova ka siguruar pesë medalje në garat e xhudos në Taranto të Italisë.

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Albin Kurti,  ka uruar sportistët për suksesin e arritur përmes një postimi në rrjetet seociale.

banner

Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpat Zekaj kanë siguruar medalje të bronzta.

Kurti ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e sportistëve, trajnerëve dhe gjithë ekipit të xhudos, duke veçuar kryemjeshtrin Driton Kuka dhe trajneren Majlinda Kelmendi.

“Xhudoja vazhdon t’i sjellë Kosovës medalje, emocione dhe krenari”, ka shkruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy