Xabi Alonso vazhdon me fitore te Chelsea, “Blutë” shkëlqejnë në shtëpi ndaj Brightonit

by Nexhat

Trajneri spanjoll, Xabi Alonso ka vazhduar me fitore edhe në ndeshjen e tij të dytë në Premierligë me Chelsean.

Skuadra nga Londra ka fituar 4-2 ndaj Brightonit, me ndeshjen e luajtur në “Stamford Bridge”.

banner

Joao Pedro shkëlqeu me një gol e një asist, derisa gol shënuan edhe Pedro Neto, Cole Palmer e Romeo Lavia.

Pikërisht Lavia e hapi serinë e golave në këtë përballje, pasi shënoi nga afërsia në minutën e katërt.

Chelsea e dyfishoi epërsinë në minutën e 14-të, kur Pedro Neto shënoi për 2-0.

Për 3-0 në minutën e 32-të shënoi i zakonshmi, Joao Pedro.

Tre minuta më vonë, mysafirët e zbutën epërsinë e Chelseat në 3-1, pas Malick Yalcouye shënoi.

Joao Pedro shënoi edhe në portën e tij, pasi në minutën e 63-të, Brightoni e gjeti golin e dytë, pas autogolit të brazilianit.

Mirëpo, Cole Palmer ia siguroi tre pikë skuadrës së tij, me golin e shënuar në minutën e 74-të – një gol i bukur nga jashtë zonës, për 4-2.

Golin e tretë për mysafirët e shënoi Pascal Gross në minutën e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e gjashtë pikëve në Premierligë, pas dy ndeshjeve, teksa Brightoni mbetet në tri pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy