KPK zgjedh Bahri Hysenin e “Prontos” Zëvendëskryeprokuror të Shtetit në mandat katërvjeçar

by Nexhat

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

“Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, u tha në njoftimin e KPK’së pas mbledhjes së somte.

banner

Bahri Hyseni ishte një nga protagonistët në afërën e përgjimeve të dosjes së njohur si “Pronto” kur në vitin 2016 Gazeta Insajderi publikoi përgjimet e Adem Grabovcit dhe të tjerëve rreth dyshimeve për kurdisjen e punësimeve në institucionet dhe ndërmarrjet publike.

Në këto përgjigme, Hyseni u bë i njohur për bisedën me Grabovcin kur këtij i thoshte për një pozitë në KOSTT se nuk kishte konkurruar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy