Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka deklaruar se do të do të padisë sërish Glauk Konjfucën për atë që kishte thënë publikisht në një paraqitje televizive që “edhe Janina Ymeri ka biznes në sektorin energjetik”.
Ymeri tha se Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka kërkuar që të përmirësojë padinë duke i dhënë kohë vetëm tre ditë.
Ajo tha se nuk mund të bëjë këtë brenda 2 ditëve të mbetura, por do të padisë sërish Konjufcën. /Gazeta Express
Postimi i plotë:
Padia për shpifje kundër tashmë deputetit Glauk Konjufca më është kthyer për përmirësim me një afat prej vetëm 3 ditësh. Në të kundërt, do të konsiderohet se padia është tërhequr.
Është e çuditshme si kërkesë, por nuk po e kontestoj aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Marrë parasysh kohën që kisha në dispozicion dhe planet e mia paraprake, ka qenë e pamundur ta përmirësoja padinë për 2 ditë (dita e parë nuk llogaritet, sepse lajmi erdhi në mesditë kur isha në Kuvend).
Sido që të jetë, do ta ngre sërish padinë për shpifje kundër të njëjtit person, duke marrë parasysh çdo kërkesë të aktvendimit.
Gjithashtu koha prej 3 ditësh, mjaft e pa arsyeshme si afat, nuk do më ndaloj të ri inicioj procesin kur e di të drejtën.
E drejta është që unë kam luftuar siç bëj edhe sot, mafinë energjetike ndërsa Glauk Konjufca ka shpif që merrem me tregti elektrike.

