Mali i Zi heq imunitetin e qeveritarëve për veprat penale të korrupsionit, Spajiç: Kush e bën punën me ndershmëri s’duhet të ketë frikë

by Nexhat

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç ka njoftuar heqjen e imunitetet per pushtetaret, duke deklaruar se anëtarët e qeverisë do të kenë të njëjtën përgjegjësi si çdo qytetar tjetër për veprat penale të lidhura me korrupsionin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spajiç bëri të ditur se është miratuar Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës, me synimin që funksioni politik të mos shërbejë më si mbrojtje ndaj përgjegjësisë penale.

banner

“Që nga sot, anëtarët e Qeverisë së Malit të Zi janë të barabartë me të gjithë qytetarët për sa i përket përgjegjësisë për veprat penale korruptive”, shkroi Spajiç.

Sipas kryeministrit malazez, ndryshimi përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi ku askush, pavarësisht funksionit që mban, nuk qëndron mbi ligjin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy