Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të premte në Himarë.
Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që fryn në zonë.
Situata mbetet shqetësuese, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

