Alarm në Kropisht, flakët përpijnë ullinjtë dhe rrezikojnë banesat

by Nexhat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Kropisht, në zonën e Selenicës.

Flakët janë përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke vënë në rrezik disa banesa pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

banner

Situata mbetet shqetësuese, pasi nëse flakët vijojnë të avancojnë me shpejtësi gjatë orëve në vijim, rreziku për banesat dhe vetë fshatin Kropisht mund të shtohet ndjeshëm.

Sipas informacioneve nga terreni, pranë vendit ku po përhapet zjarri nuk kanë mbërritur ende shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë Selenicë.

Banorët ndodhen përballë një situate alarmante, ndërsa mbetet për t’u parë nëse flakët do të mund të vihen nën kontroll në kohë për të shmangur përhapjen e tyre drejt zonave të banuara. (A2 Televizion)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy