Djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Danilo, është shfaqur në ceremoninë e varrimit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç. Ai ka qenë i shoqëruar nga disa persona që bartnin bluza me figurën e të dënuarit të Hagës për krime lufte dhe gjenocid.
Në varrim po merr pjesë edhe Milorad Dodik, figura kryesore politike në Republikën Serbe të Bosnjës.
Në Kishën e Shën Lukës është paraqitur edhe kryetari i Banja-Llukës, Drasko Stanivukoviç.
Disa ministra të Qeverisë së Serbisë, duke përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, Nikola Vujiç, gjithashtu po marrin pjesë në varrim.
Presidenti serb, Vuçiç, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore, me arsyetimin e vizitës së presidentit të Kazakistanit në Beograd.

