“Arrestoni Ramën, lironi shqipet!”/ Protestuesit të pandalshëm, stacionohen te Drejtoria e Policisë

by Nexhat

Protestuesit kanë mbërritur te Drejtoria e Policisë së Tiranës, pasi më herët pati përleshje me efektivët përpara Kuvendit e më tej shkuan përpara Kryeministrisë

Ata thirrrën në kor dhe bënë thirrje, që të lirohen protestuesit e shoqëruar në komisariate, pas përplasjeve afër parlamentit.

banner

Bëhet me dije se 20 persona janë shoqëruar nga policia në komisariatet e kryeqytetit.

“Jo e pushtetit, Polici e Shtetit”, janë thirrjet e tyre të vazhdueshme.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të makinave të deputetëve.

Me dhjetëra protestues u ndaluan, mes tyre dhe kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet dhe gazetari Shpend Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy