Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej vitesh po shkel vlerat dhe interesat e Bashkimit Evropian dhe tani po përballet me pasojat e kësaj qasjeje, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).
Në një koment, gazeta gjermane shkruan se durimi i BE-së ndaj shteteve kandidate është i madh, pasi në Bruksel kuptohet se reformat e nevojshme kërkojnë një ekuilibër mes detyrimeve evropiane dhe ndjeshmërive kombëtare.
Megjithatë, sipas FAZ-it, ky durim ka një kufi kur një qeveri nuk përpiqet ta gjejë këtë ekuilibër dhe në mënyrë sistematike shkel vlerat evropiane.

