Zyrtarët ukrainas thonë se katër persona u vranë dhe 60 u plagosën kur një dron rus sulmoi një qendër tregtare në Pavlohrad, qytet në rajonin e Dnipropetrovskut.
Dyqanet dhe automjetet u goditën gjatë sulmit të kryer në mes të ditës, “kur rrugët ishin të mbushura me njerëz”, tha ministri i Brendshëm, Ivan Vyhivskyi.
Sipas mediave ukrainase, dy qendra të tjera tregtare në qytetet Zaporizhzhia dhe Sumy, u shënjestruan nga sulmet ajrore ruse në fillim të kësaj jave.
Rusia raportoi një sulm me dron detar ukrainas ndaj qytetit turistik Soçi gjatë natës së të mërkurës, ku u plagosën 28 persona, si dhe tre viktima të tjera që Moska ia atribuoi sulmeve ukrainase.
Lufta e gjithanshme mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon që nga pushtimi i nisur nga presidenti rus Vladimir Putin më shumë se katër vjet e gjysmë më parë.
Një përpjekje e re për paqe nga të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump gjatë fundjavës duket se ka prodhuar pak rezultate konkrete, pas bisedimeve në Moskë me Putinin dhe në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky., raporton BBC

