Nuk ndalet reagimi qytetar/ Protestuesit thirrje në kor në Bulevard: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i mbaruar!

by Nexhat

Me thirrjen “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i mbaruar!”, protestuesit vijojnë marshimin në drejtim të Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë.

Marshimi zhvillohet në shenjë proteste ndaj ndalimit të autokolonës me shqiptarë të diasporës, të cilët po udhëtonin drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës. Disa prej automjeteve janë bllokuar në Nikshiq të Malit të Zi.

banner

Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë dhe drejtuesve të saj, me protestuesit që kërkojnë “Rama në burg!” dhe “Balluku në burg!”.

Protestuesit po vijojnë rrugën drejt ambasadës, ku pritet të zhvillohet protesta kundër ndalimit të autokolonës së shqiptarëve të diasporës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy