“Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcastin e tij “Flasim”, ka deklaruar edhe momentin kur, sipas tij, do të largohet nga politika dhe nga detyra e kryeministrit.

Rama tha se nuk synon të qëndrojë në pushtet pafundësisht ose të bëhet mbret, duke theksuar se arsyeja pse vijon të jetë në politikë lidhet me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

banner

“Unë nuk jam këtu për t’u bërë mbret ose për të qëndruar në pafundësi. Unë jam këtu vetëm sepse e shoh të hapur derën e Bashkimit Evropian dhe në momentin që unë, me ndihmën e Zotit dhe të shqiptarëve, e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë”, deklaroi Rama.

Sa i përket qëndrimit të tij të gjatë në pushtet, Rama tha se në demokracitë parlamentare nuk ka kufi mandatesh për kryeministrin.

“Demokracitë parlamentare nuk e kufizojnë mandatin e kryeministrit, nuk kanë kufi për mandatin e kryeministrit, se është pa kuptim. Kryeministri është shprehje e shumicës. Është shumica që vendos kë zgjedh dhe normalisht shumica zgjedh atë që fiton”, tha Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy