Rama për pagat e gjyqtarëve: Pse nuk u ulët në tavolinë? Mosdakordësimin ta trajtojmë në mënyrë të civilizuar

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me përplasjen për pagat e gjyqtarëve, duke kritikuar mënyrën se si kjo çështje është trajtuar nga ana e tyre.

Në një video-live në facebook, Rama u shpreh se, pavarësisht të drejtës së gjyqtarëve për të ngritur shqetësimet e tyre, mënyra e adresimit të tyre duhet të jetë e civilizuar dhe përmes komunikimit institucional.

banner

Nderkaq, kryeministri theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet.

Fjala e plotë:

“Dua ta nis aty ku e fillova, te këto dy trupa këshillash, dy maja, një majë me dy trupa të piramidës së gjyqësorit. Këta burra dhe gra që paguhen jo pak dhe që janë aty për të administruar punët e gjyqësorit, jo për të bërë drejtësi, për të administruar proceset që deri dje i administronte kuvendi, politika dhe tani janë në pavarësinë e tyre të plotë.

Le te themi që gjykatësit kanë të drejtë, qëunë nuk mendoj që kanë, por ky është mësimi dhe shembulli që japin?

Si është e mundur që nuk hidhet hapi i parë normal, të kërkohet një kontakt, të ulen njerëzit në tavolinë, ata që jetojnë me përgjegjësineë e një shteti në një rrugë jo të lehtë shtet-bërje europiane.

Në çdo hap japim një shembull për të tjerët që kemi mundësinë që të shprehemi në publik dhe të thonë që ne kemi këtë shqetësim. Të shprehen, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të cilin ne nuk kemi asnjë qëllim të mos e respektojmë, por ka një afat të vendosur, 31 korriku që nuk u përmbush dot për shkak të procesit parlamentar dhe duam ta dimë si e keni këtë ide, pasi të dëgjonin anën tonë mund të vazhdonin të bënin të tyren, por kjo me arbitraritet ndaj një shumice qeverisëse që ka luftuar për këtë standart trajtimi, mireqënjeje në familjet e gjithë kësaj trupe në Shqipëri, gjëja e parë që iu vajti në mend ishte ta sfidoni në formë kaq brutale. Vvet zot vet shkop, pse çfarë jeni, partia e çekiçave, për të dalë për të kërcënuar autoritet kushtetuese dhe politike?

Për të kërcënuar minsitrin e Financave, pse çfarë janë ata, roje magazinash pa zot?

Si është e mundur që nuk ka  një mom marrje fryme dhe marrje me arsye të hapave?

Mund të mos jemi dakord, por kemi detyrimin që mos dakordësimin ta trajtojmë në mënyrë të covilizuar”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy