Kosova bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtar ATA Carnet

by Nexhat

Oda Ekonomike e Kosovës njofton komunitetin e biznesit se Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, një mekanizëm që lehtëson qarkullimin e përkohshëm të mallrave dhe krijon mundësi të reja për bizneset kosovare në tregjet ndërkombëtare.

ATA Carnet, e njohur si “pasaporta e mallit”, do të lëshohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe do t’u mundësojë bizneseve eksportin e përkohshëm të mallrave, pajisjeve profesionale, mostrave dhe produkteve që përdoren në panaire dhe ekspozita jashtë vendit.

banner

Përdorimi i këtij dokumenti thjeshton procedurat doganore dhe mundëson qarkullimin e përkohshëm të mallrave pa pagesën e detyrimeve doganore dhe taksave të importit, në përputhje me rregullat e vendeve pritëse.

Për ekonominë e Kosovës, përfshirja në sistemin ATA Carnet përbën një mundësi konkrete për rritjen e pjesëmarrjes së kompanive kosovare në panaire dhe ekspozita ndërkombëtare, promovimin e produkteve “Made in Kosovo”, zgjerimin e eksporteve dhe krijimin e lidhjeve të reja tregtare.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të shërbimeve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe integrimit më të madh të ekonomisë kosovare në tregjet rajonale, evropiane dhe globale.

 “Anëtarësimi në sistemin ATA Carnet ul barrierat administrative dhe ua lehtëson bizneseve tona daljen në tregjet e huaja, duke krijuar mundësi të reja për eksport, investime dhe rritje ekonomike.”

OEK do të vazhdojë të punojë në avancimin e shërbimeve që u ofrohen bizneseve dhe në krijimin e kushteve më të favorshme për kompanitë kosovare, me synim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregjet ndërkombëtare.

Oda Ekonomike e Kosovës do të informojë bizneset për procedurat dhe kushtet për përfitimin dhe përdorimin e dokumentit ATA Carnet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy