PS rrëzoi kërkesën e SPAK-ut/ Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut

by Nexhat

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim ka reaguar në lidhje me rastin e Belinda Ballukut, ndërsa ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj si deputete, në një kohë kur është nën hetim nga SPAK.

Gjatë takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian në Tiranë, Wiseler-Lima vlerësoi punën e SPAK-ut dhe theksoi se ky institucion gëzon një nivel të lartë besimi te qytetarët shqiptarë.

banner

Po ashtu ajo ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si garantohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë dhe nëse reforma në drejtësi do të vijojë të jetë e pakthyeshme.

“Kur isha në maj këtu si vëzhguese e zgjedhjeve, ju ishit në fushatë, e tani ju shoh këtu si kolegë dhe mund të flasim si parlamentarë me njëri-tjetrin. SPAK-u është në fakt një nga institucionet të cilit shqiptarët i kanë më shumë besim dhe ka qenë i suksesshëm brenda reformës në drejtësi. Kjo është një nga format për të cilën është rënë dakord nga të dyja palët. Por megjithatë pavarësia nuk është se sigurohet menjëherë, pra kërkesat për imunitet për shembull vendosen këtu dhe çdo hetim dhe fillim i tyre do të vendosen këtu. Dhe ndërkohë anëtarë të Këshillit të Prokurorisë dhe Gjyqësorit zgjidhen nga parlamenti. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, dhe pyetja është a do të jetë reforma në drejtësi e pakthyeshme? Unë besoj fort se përgjigjja është po”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy