Rama i ftoi në takim, magjistratët çojnë në Kushtetuese formulën e re të pagave

by Nexhat

Tre organizatat kryesore përfaqësuese të sistemit të drejtësisë: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një tjetër padi kundër ligjit për pagat e magjistratëve të miratuar 3 ditë më parë në Parlament.

Kërkesë ka si objekt shfuqizimin e plotë si antikushtetues të Ligjit nr. 95/2026 (datë 18.09.2026), si dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tij deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese

banner

Thelbi i pretendimeve dhe argumenteve kryesore:

Vendosja e formulës antikushtetuese të pagës dhe anashkalimi i vendimeve kushtetuese:

Ligji nr. 95/2026 e lidh pagën referuese bazë të magjistratit me pagën e Presidentit të Republikës sipas koeficientit 0.38.

Kërkuesit argumentojnë se kjo formulë riprodhon “uljen e fshehtë” dhe ngrirjen e pagave, duke sfiduar dhe tentuar të neutralizojë Vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese. Sipas atij vendimi, meqenëse Kuvendi nuk miratoi ndryshimet brenda afatit detyrues të 31 korrikut 2026, u aktivizua drejtpërdrejt formula me referencë te funksionari i administratës së lartë publike.

Fuqia prapavepruese dhe pasiguria juridike:

Ligji i shtrin efektet e tij financiare prapaveprueshëm që nga 1 prilli 2023.

Kjo prapaveprimtari çon në rillogaritje në ulje të pagave, krijimin e diferencave debitore, prekjen e të drejtave të fituara dhe cenimin e sigurisë juridike për të gjithë magjistratët.

Cenimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe ndarjes së pushteteve:

Paga e magjistratit garantohet nga neni 138 i Kushtetutës si një garanci materiale e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Kuvendi po përdor pushtetin ligjvënës për të neutralizuar pasojat e mosveprimit të tij në kohë dhe për të ndikuar me efekt prapaveprues mbi proceset gjyqësore administrative që janë aktualisht në zhvillim kundër Ministrisë së Financave e Thesarit.

Cenimi i gjerë i të gjithë piramidës së drejtësisë:

Paga e magjistratit shërben si bazë referuese ligjore edhe për pagat e hetuesve të BKH-së, Oficerëve të Policisë Gjyqësore, këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, si dhe administratës gjyqësore. Ligji i ri ndërpret këtë lidhje dhe krijon fragmentim, pasiguri e pabarazi financiare në të gjithë sistemin.

Shkelja e procedurës parlamentare e dëgjimore:

Ligji u miratua pa një proces konsultimi real, transparent dhe efektiv. Shoqatat përfaqësuese u njoftuan për të marrë pjesë në dëgjesat e komisioneve parlamentare vetëm pak minuta përpara zhvillimit të tyre më 15 shtator 2026, duke pamundësuar një debat substancial.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy