“Nuk shitet Shqipëria”/ Thirrjet e protestuesve: Në Shkodër nuk duam konsullatë serbe

by Nexhat

Protestuesit vazhdojnë të marshojmë në rrugët e kryeqytetit, teksa ndodhen tashmë te Rruga e Barrikadave.

Ndër të tjera, ka pasur thirrje dhe kundër ngritjes së Konsullatës Serbe në Shkodër.

banner

“Në Shkodër nuk duam konsullatë”, ishte thirrja në kor e qytetarëve.

Kujtojmë se Serbia ka ngritur konsullatë serbe në Shkodër. Ky veprim vjen, edhe pse minoriteti serb në qytet është i paktë.

Ky lajm solli dhe reagimin e qytetarëve shkodranë, që janë çuar në protesta. Ata thanë se nuk mund të krahasohen dot 54 serbë që janë në Shkodër me 61 mijë shqiptarë, që ndodhen në Luginën e Preshevës.

Të revoltuar, ata e kanë cilësuar konsullatën serbe në Shkodër si një goditje të rëndë dhe një shkelm mbi gjakun e mijërave shqiptarëve të derdhur për lirinë e Kosovës, duke paralajmëruar se kundërshtimi i kësaj nisme do të vijojë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy