Ukraina shprehet e gatshme të negociojë një “armëpushim energjetik” me Rusinë

by Nexhat

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur sërish me gazetarët në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 Ai thotë se Ukraina është e hapur për të negociuar një “armëpushim energjetik” me Rusinë dhe se SHBA-ja ka rënë dakord ta përcjellë këtë propozim te Kremlini.

banner

Kohët e fundit, Rusia dhe Ukraina kanë intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së njëra-tjetrës, duke vënë në shënjestër objektet e prodhimit të energjisë dhe ato të transportit, si dhe nyjet kryesore logjistike

Zelensky ka shtuar se u ka kërkuar gjithashtu SHBA-së raketa “Patriot” dhe, në një perspektivë afatgjatë, garanci sigurie e licenca që Ukraina të mund të prodhojë vetë raketa të tilla.

Në një postim të veçantë në platformën X pas takimit, Zelensky tha se si Ukraina ashtu edhe SHBA-ja duan që lufta “të përfundojë para dimrit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy