Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar të pranushme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për të kontestuar konstituimin e Kuvendit pas afatit kushtetues dhe zgjedhjen e qeverisë së re.
PDK-ja më 14 shtator i kishte kërkuar Kushtetueses të shqyrtonte nëse konstituimi i Kuvendit u bë në përputhje me Kushtetutën.
Sot, më pak se 10 ditë prej dorëzimit të ankesës, Kushtetuesja konstatoi se Kuvendi u konstituua pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë, dhe se qeveria e zgjedhur më pas nuk është në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të shtetit.
Gjykata Kushtetuese thotë se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht, kur ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit dhe se vendi duhet ta zgjedhë shefin e ri të shtetit më së largu deri më 6 tetor. Në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbhen brenda 45 ditësh prej kalimit të këtij afati.

