Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media një ditë para ndeshjes ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve.
Në konferencën për media bashkë me selektorin Foda u paraqit edhe futbollisti Leon Avdullahu.
“S’kemi cka me u tute. Kemi bo përgatitje shumë mirë. Do të jetë një ndeshje fizike. Kemi shumë respekt për Irlandën, por jemi gati, nuk kemi çfarë të frikësohemi. Prurjet e reja i kemi pritur shumë mirë, jam shumë i lumtur që kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Kosovën”, tha Avdullahu.
Kosova luan ndaj Irlandës nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e cila hap ciklin e këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

